Kombëtarja shqiptare e futbollit kishte planifikuar të zhvillonte dy ndeshje miqësore gjatë këtij muaji, një në San Marino
kundër vendësve më 27
mars dhe në Udine më 30
mars kundër Sllovenisë.
Duke qenë se në Itali gjendja është e papërshtatshme prej koronavirusit, Federata
Sllovene e Futbollit ka vendosur që takimi me kuqezinjtë të luhet në një vend tjetër dhe jo në "Friuli" të Udines.
Ky takim është vendosur të luhet në Koper të Sllovenisë, teksa ka ndryshuar vendi, por jo data, e cila mbetet e njëjtë, 30
mars.
Shtuar më 09/03/2020,
ora 16:39