Sulmuesi i Kombëtares mbetet pa ekip
Bekim Balaj ka mbetur pa klub, pasi Akhmat Grozny ka vendosur të mos ia vazhdojë kontratën sulmuesit të Kombëtares shqiptare.

Në një njoftim zyrtar në rrjetin social Twitter, klubi rus ka njoftuar se nuk do t’ia vazhdojë kontratën Balajt, të cilit i uron fat dhe karrierë të gjatë.

Sulmuesi kuqezi do ta mbyllë aventurën me ekipin çeçen dhe nuk do t’i ofrohet rinovim, pasi kontrata e tij i skadon në qershor.

Klubi ka dalë me një komunikim zyrtar ku shkruan se Balaj nuk do të vazhdojë më me Akhmatin. “Akhmati largim Milan Mohammadi dhe Bekim Balajn. Lojtarëve i skadon kontrata me klubin. Ne i falënderojmë lojtarët për vitet e kaluara te Akhmat. I urojmë fat dhe një karrierë të gjatë. Faleminderit, djema!!!“, shkruan klubi rus.

Balaj do të vihet në kërkim të një ekipi të ri në afatin kalimtar të verës. Ai ka kaluar tri vjet te klubi rus dhe vetëm në sezonin e parë ka qenë titullar fiks. 28-vjeçari është kushtëzuar dhe nga dëmtimet që kanë penalizuar karrierën e tij. Shkodrani ka shënuar 13 gola gjatë aventurës së tij në Rusi. /Express/
Shtuar më 27/05/2019, ora 12:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori