Smalling gati të pranojë ulje page për të qëndruar te Roma
Mbrojtësi anglez, Chris Smalling, dëshiron qëndrimin në Romë.

Smalling ka kaluar një sezon të mrekullueshëm me skuadrën ‘Giallorossi’, ku aktualisht po luan si i huazuar nga Manchester United.

Performancat e lojtarit kanë fituar edhe pëlqimin e drejtuesve të klubit romak, por problemi për transferimin permanent qëndron në shfirat që kërkohen.

Megjithatë, sipas raportimeve të medieve italiane, Smalling është gati të heq dorë nga një pjesë e pagës, për të qëndruar në Itali.

Kurse, sa i përket kartonit të lojtarit, Roma duhet t’i paguajë Unitedit rreth 35 milionë euro.
Shtuar më 22/03/2020, ora 15:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori