Smalling: Mëkat që nuk shënuam, e zeruam Barcelonën
Mbrojtësi i Manchester United Smalling do të mbahet mend më së shumti për faktin se gjakosi Lionel Messin në Old Trafford, por pas humbjes 1-0 ndaj Barcelonës duket se për 29-vjeçarin është sukses i madh fakti që humbja ishte aq e ngushtë, në shtëpi.

Për BT Sport, pas ndeshjes Smalling tha: "Ushtruam presion lart dhe ua vështirësuam gjërat. Mëkat që nuk shënuam, sepse mendoj se krijuam disa raste të mira".

"Patëm një moment në pjesën e parë kur po vuanim dhe na kapi nervozizmi, por pas pushimit dominuam".

"E gjithë skuadra, e zeruam Barcelonën. Mendoj se David de Gea nuk kreu asnjë pritje tjetër. E dinim që duhej të gjenim intensitetin që Barça nuk është mësuar".

"Ishte një betejë e bukur, më vjen keq për kartonin tim të verdhë për faullin ndaj Luis Suarez, sepse nga gjithë ndërhyrjet që kreva, ishte më e buta". /albeu.com/




Shtuar më 10/04/2019, ora 23:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori