"Snajperi" Meha shënon një tjetër super gol (VIDEO)
Alban Meha shënon një tjetër super gol për Konyasporin në turqi.
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë ka bërë atë që di më së miri ta bëjë, duke shënuar një gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë.

Konyaspor dhe Eskisehirspor ishin në rezultatin 2-2, deri në minutën e 87-të, ku u akordua gjuajtje e lirë që për Mehën është si penallti.

Nga rreth 25 metra, Meha goditi fuqishëm dhe shënoi një gol fantastik duke sjellë një gëzim të papërshkrueshëm në tribunat e stadiumit. /albeu.com/









Shtuar më 22/11/2015, ora 15:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori