Sneijder duket i pavendosur në të ardhmen e tij
Wesley Sneijder
Mesfushori holandez i Interit Wesley Sneijder ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e transferimit në Angli pasi ai kohët e fundit është dukur i pavendosur mbi të ardhmen e tij tek Interi.

Sneijder spekulohet se kërkohet nga Manchester United edhe pse trajneri i Djajve të Kuq Sir Alex Ferguson ka mohuar të ketë kontaktuar me mesfushorin holandez.

Wesley Sneijder tha për të përditshmen angleze The Sun se akoma nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen dhe se tek cili ekip mund të luajë.

"Pë momentin jam akoma tek Interi.Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen por duhet të presim dhe të shohim, jam njeri i lumtur tek Interi".

"Por, gjithmonë do të ketë spekulime, çdo vit. Jam i lumtur të stërvitem dhe të luaj lojën time tek ekipi që jam. Gjithmonë ekziston mundësia që të ndodh diçka në të ardhmen". /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2011, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori