Sneijder fut në dilemë Stramaccionin
Andrea Stramaccioni, tekniku më eksploziv i Serisë A, refuzon ta konsiderojë Wesley Sneijder si një problem. Gjithsesi, rikthimi në fushë i fantazistit hollandez mund të përfaqësojë një të panjohur për teknikun roman tashmë që zikaltërit duket se kanë gjetur ritmin e duhur.

Siç raporton "La Gazzetta dello Sport", moduli nuk ndryshohet, ai vijon të jetë 3-4-3 ose 3-5-3. Por është pikërisht këtu momenti kur Stramaccioni duhet të fitojë bastin, sepse nëntë fitore rradhazi pa holandezin bëjnë që të reflektosh.

Gjithsesi, vetë tekniku ka besimin absolut se numri 10 mund t’i japë skuadrës një ndihmë të madhe në aspketin taktik të lojës dhe është i gatshëm ta vërtetojë këtë me Sneijder në fushë. /albeu.com/
Shtuar më 06/11/2012, ora 18:38
SPORTISTI
e Martë 6 Nëntor 2012, Ora 20:42
ATE SKEMEN 3-5-3 NGA E KENI MARRE
ME ATE SKEME LUAN juventusi
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori