Sneijder, ideja e "çmendur" e Milanit
Wesley Sneijder
Wesley Sneijder me shumë mundësi do të qëndrojë në Milano, por në verë mund të kalojë nga ana tjetër e qytetit. Thashethemi i bujshëm, i zbuluar nga “Corriere dello Sport” dhe nga “Tuttosport”, po merr formë gjatë këtyre ditëve, me holandezin që tundohet nga Milani. Fantazisti, i cili gëzon edhe mbështetjen e bashkëshortes së tij Jolanthe, ka ndërmend të mos largohet nga ky qytet, por vetëm nga Interi.

Është fakt tashmë që edhe Moratti ka dyshimet e tij, duke qenë se akoma nuk ka mundur t’i kapërdijë “dhuratat” bujare që u ka bërë kushërinjve: nga Pirlo te Seedorf e deri tek më i freskëti Muntari, i cili duket i transformuar qëkurse ka zëvendësuar blunë me të kuqen, dhe është i vetëdijshëm se me Snaijderin në skuadër, Milani do ta thellonte distancën që ekziston aktualisht me Interin. Nuk është një perspektivë e bukur në një moment kaq delikat, që vjen pas kontestimit të shitjeve të Etosë dhe Thiago Motës.

Problemi është që raportet mes fantazistit hollandez dhe ambientit interist prej kohësh nuk janë më si më parë, dhe jo vetëm për fajin e Ranierit. Një marrëdhënie e tillë është e kotë të vazhdojë më tej, pasi nuk do t’i leverdiste askujt. Sidomos shoqërisë zikaltër, e cila rrezikon të përballet edhe me zhvlerësimin e lojtarit të saj, çmimi i të cilit ka rënë nga 35-40 milionë në fillim të vitit, në 20-25 aktualisht.

Numri 10 i zikaltërve pastaj është i pari që do të ndryshojë ambient, dhe thirrjet e vazhdueshme të miqve Van Bommel e Boateng po ndikojnë. Ndonëse, për momentin, bëhet fjalë vetëm për sondazhet e para, vetë fakti që kanë filluar të qarkullojnë të tilla thashetheme, u hap rrugë skenarëve të bujshëm që mund të ndodhin në verë. /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2012, ora 13:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori