Sneijder: Jam i lumtur që jam te Inter
Wesley Sneijder
Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder ka dhënë disa deklarata pas tërheqjes nga Hollanda për dy ndeshjet miqësore rreth situatës te klubi zikaltër.

Ish-lojtari i Real Madrid është fokusuar në momentin e brishtë që po kalon shoqëria e Interit duke thënë: " Në këto momente, te Inter ka diferenca të mëdha mes titullarëve dhe lojtarëve të stolit. Gjithashtu jemi ekipi me moshën mesatare më të lartë që luan këtë sezon në Ligën e Kampioneve", u shpreh Sneijder për fcinternews.it.

Më pas fantazisti i "tulipanëve" shtoi: " Por jam ende i lumtur që ndodhem këtu. Më pas kur disa elementë të rinjë të ambjentohen plotësisht gjërat do të rregullohen. Por duket se në disa ndeshje nuk kemi edhe fatin me vete", përfundoi Wesley Sneijder. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2011, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori