Sneijder-Juve, tjetër "jo" nga Galatasaray
Lajme të këqija nga Turqia për Juventusin. Sipas asaj që raporton "LigTv", gjatë orëve të shkuara ka patur një takim mes drejtuesve të Galatasaray dhe agjentit të Wesley Sneijder Guido Albers ku është diskutuar transferimi i mundshëm i holandezit te kampionët e Serie A.

Agjenti ka prezantuar ofertën e Juventusit, 7 milionë euro, ofertë që është injoruar menjëherë.

Për momentin Galatasaray nuk pranon të shesë Sneijderin, ndërsa në Torino vazhdojnë të presin.../albeu.com/
Shtuar më 09/01/2015, ora 15:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori