Sneijder realist: Nuk jemi për titull
13 pikë më pak se skuadra kryesuese e kampionatit, megjithëse me një ndeshje më pak, kanë zbehur ëndrrën për titull te tifozët e Interit. Nga tërheqja prej kombëtares hollandeze, fantazisti Wesley Sneijder flet qartë: " Duhet të rifitojmë besimin në vetvete, tani nuk mund të flitet për titull kampion: fillimisht duhet të arrijmë rezultate të mira dhe më pas të shohim. Çdo javë themi që duhet të fitojmë por nëse nuk marrim tre pikët bëhet gjithmonë e më e vështirë", u shpreh numri 10 i Interit.

Përsa i përket Ligës së Kampioneve, ku Interit i duhet vetëm një pikë për të kaluar turin, hollandezi i zikaltërve shprehet: " Champions League bën historinë dhe ndoshta kur luajmë aty jemi më të motivuar", përfundoi ish lojtari i Real Madrid, Wesley Sneijder. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 14:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori