Sneijder shume prane Interit
Albeu.com
Bisedimet ndërmjet Real Madridit dhe Interit për transferimin e mesfushorit holandez Wesley Sneijder, janë duke u zhvilluar edhe në mungesë të lojtarit.Edhe pse në fillim thuhej se zikaltrit nuk dëshirojnë të paguajnë shifrën e ...... kërkuar nga Mbretërit, “La Gazzetta dello Sport” njofton se ekzistojnë vetëm disa detaje të vogla që e dallojnë ofertën dhe kërkesën.

Sipas të njëjtit burim, Sneijder do të huazohet tek Interi për një vit, ndërsa Nerazzurët do t’u paguajnë Los Blancos shtatë milionë euro, por do ta kenë mundësinë për ta blerë lojtarin në fund të sezonit për 13 milionë euro shtesë.
Shtuar më 12/08/2009, ora 20:15
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori