Sneijder tregon dy ekipet favorite për Ligën e Kampioneve
Wesley Sneijder vë bast që Barcelona dhe Liverpool do të jenë prapë më të mirat në Ligën e Kampionëve, por ai shpreson që Interi mund të shkojë larg pas nënshkrimit me Romelu Lukakun.

Ish-mesfushori i Nerazzurri sapo ka lajmëruar pensionimin dhe hodhi shortin në mbrëmjen e sotme për fazën e grupeve 2019-20.

“Është vështirë të them çfarë do të shohim këtë sezon për shkak se vetëm ka filluar, por kam disa dyshime, megjithatë bazuar në sezonin e kaluar besoj që Barcelona dhe Liverpool janë favorit”, ka thënë Sneijder për Sky Sport Italia.

“Inter është përmirësuar shumë, ka filluar mirë nën urdhrat e Antonio Contes dhe ka nënshkruar me një superyll si Lukaku. Dëshiroj një sezon sa më të mirë për Interin, si në Serie A dhe po ashtu në Ligën e Kampionëve”.

“Nuk e njoh personalisht Icardin dhe kurrë nuk kam punuar me të, kështu që nuk di çfarë të them për të”
Shtuar më 29/08/2019, ora 22:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori