Sociedat "harron" ti ofrojë rinovimin, Januzaj drejt largimit,
Edhe pse ka qenë një lojtar deçiziv në sezonin e fundit duke ndihmuar Real Sociedad të sigurojë kualifikimin në Europa League dhe të shkojë deri në finalen e Kupës së Mbretit, Adnan Januzaj me shumë gjasa do të largohet nga skuadra baske në merkaton e kësaj vere, pasi Sociedad nuk i ka ofruar rinovimin e kontratës që i skadon në verën e vitit 2022.

Klauzola e Januzaj është 50 milionë euro, megjithatë ai mund të largohet edhe për 18-20 milionë euro. Në rast shitje, atëherë Sociedad i detyrohet edhe 30% të shumës së përfituar Manchester United, sipas marrëveshjes së arritur kur Januzaj u transferua në La Liga.
Shtuar më 01/08/2020, ora 18:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori