"Solari është i ngjashëm me Zidane"
Pëlqej
Sipas Borja Mayoral skuadra e Real Madridit ka bërë lëvizjen më të mirë që ka marrë si trajner Santiago Solarin, pasi ai mendon se ai dhe Zinedine Zidane janë shumë të ngjashëm.

“Ai është shumë i afërt me lojtarët, shumë i ngjashëm me Zidane”, ka thënë Mayoral, i cili është i huazuar te Levante.

“Ai po e menaxhon shumë mirë skuadrën, gjë të cilën e ka kërkuar gjithmonë Real Madridi. Jam I lumtur për të”.

Solari i ka fituar të katër ndeshjet e para me Real Madridin, pas një fillimi të vështirë të klubit mbretëror.
Shtuar më 18/11/2018, ora 20:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori