Solari flet për situatën e Iscos
Pëlqej
Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, ka thënë se ai nuk mund t’i ofrojë këshilla Iscos se si të dalë nga situata e vështirë që ndodhet mesfushori.

“Unë nuk jam ai që duhet këshilluar askënd”, ka thënë Solari.

“Këta lojtarë kanë shumë eksperiencë dhe kanë fituar disa tituj. Një lojtar që është në ekipin e parë dhe ka qenë këtu për një kohë e ka eksperiencën e duhur për ta ditur se çfarë duhet të bëjë”.

Këtu ka lojtarë të rinj, por ka edhe lojtarë me shumë eksperiencë”.

I pyetur se a do ta ndihmonte skuadrën e tij largimi i Iscos, ai u përgjigje kështu: “Këtu janë 24 lojtarë dhe të gjithë janë të rëndësishëm, dhe do të vazhdojnë të jenë”. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2019, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori