Solari, trajneri më i mirë i Real-it këtë sezon të dështuar
Real Madridi i ndërroi dy trajner këtë sezon, Julian Lopetegui dhe Santiago Solari për ta kthyer në fund Zinedine Zidane. Nga kjo treshe, Solari ka qenë më i suksesshmi brenda këtij edicioni të dështuar.

Edhe pse u zëvendësua nga Zinedine Zidane pas eliminimit të Real Madridit nga Liga e Kampionëve dhe fitores 4:1 ndaj Real Valladolidit, Santiago Solari e përmbyll sezonin 2018/19 më së miri nga kjo treshe, transmeton Gazeta Express.

Me 12 fitore, katër humbje dhe një barazim, Solari i fitoi 72.54 për qind të pikëve të të mundshme në stolin e Madridit, por turpërimi që e pësoi nga Ajaxin ishte i tepërt dhe i pafalshëm për drejtuesit.

Pastaj erdhi trajneri francez, i cili mblodhi 17 nga 33 pikë të mundshme, apo 51.51 për qind.

Më i dobët nga treshja ishte Lopetegui, i cili i fitoi vetëm 14 pikë në 10 ndeshje, apo 46.66 për qind.
Shtuar më 20/05/2019, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori