Soldado shpëton Spanjën, Hollanda bën poker (VIDEO)


Kampionët e Europës dhe Botës, Spanja ka arritur një fitore minimale dhe vuajtëse në transfertën që rezultoi shumë e vështirë ndaj Gjeorgjisë. Ai që shpëtoi të besuarit e trajnerit Vincente Del Bosque ka qënë sulmuesi i Valencias, Roberto Soldado që shënoi në portën e gjeorgjianëve në minutën e 86-të.

Spanjollët janë munduar gjatë gjithë kohës të cajnë një super skuadër mbrojtëse si Gjeorgjia që pa shumë alternativa të tjera kishte zgjedhur piërisht këtë mënyrë për të ndalur ofensivën e iberikëve madje ishin shumë pranë realizimit. Ai që i prishi llogaritë e lindorëve ishte Soldado që shënoi golin e tij të parë në një ndeshje zyrtare me Spanjën pasi kishte shënuar një tregolësh në një miqësore ndaj Venezuelës.

Për momentin skuadra e Spanjës është e pozicionuar në vëndin e dytë në grup pas Francës që ka kryer një takim më shumë.

Fitore ka rritur edhe Hollanda në fushën e Hungarisë duke u konfirmuar si skuadra kryesuese e grupit, pasi të besuarit e trajnerit Van Gaal kanë shënuar 4 herë me anë të 2 golave të Lens, 1 të Huntelar dhe 1 të të riut 20-vjeçar Bruno Martins Indi.

Për vëndasit golin e vetëm e shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit Balazs Dzsudzsak. Takimet e tjera të vlefshme për eleminatoret e botërorit Brazil 2014 kanë dhënë këto rezultate. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2012, ora 09:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori