Solidarizohet Messi, dhuron 1 milion euro për të luftuar koronavirusin
Lionel Messi i është bashkuar shumë protagonistëve në botën e sportit duke dhuruar para për të luftuar koronavirusin.

Siç raportojnë mediet në Spanjë, Lionel Messi do të dhurojë një milionë euro.

Dhurimi i Messit do të ndahet mes dy qendrave mjekësore, një pjesë për Klinikën Spitalore në Barcelonë, dhe pjesa tjetër për vendlindjen e tij në Rosario.

Kujtojmë se një milion euro e ka dhuruar edhe Pep Guardiola.

Ditë më parë para kanë dhuruar edhe Robert Lewandowski dhe Cristiano Ronaldo./
Shtuar më 25/03/2020, ora 08:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori