Ole Gunnar
Solskjaer është futur në historinë e
Manchester United, për startin më të keq, që kur ka lindur
Premier League.
Por gjërat për teknikun norvegjez të Red Devils janë komplikuar edhe më shumë, pas humbjes përballë Neëcastle.
Sipas asaj që bën të ditur The Sun, pozicioni i Ole-Gunnar
Solskjaer është gjithnjë e më i vështirë. Shumë nga protagonistët kryesorë të organikës së
Manchester United kanë humbur besimin tek trajneri norvegjez e disa nuk ndjekin më as instruksionet e tij gjatë ndeshjes.
Një tjetër rezultat negativ kundër Liverpool, në rifillimin e
Premier League, pas pauzës për shkak të impenjimeve të kombëtares, mund ti kushtojë vendin
Solskjaer.
Norvegjezi zëvendësoi Mourinhon në krye të
United dhe me një seri impresionuese arriti të sigurojë konfirmimin nga provizor në definitive, me një kontratë tre vjecare në Old Trafford.
Shtuar më 08/10/2019,
ora 16:19