Solskjaer arrin këtë rekord me Manchester Ubitedin
Golat e Paul Pogbas dhe Marcus Rashfordit kanë bërë që norvegjezi të arrij një rekord si trajner i Manchesterit, i cili nuk ka humbur asnjë ndeshje prej që është në stolin e Djajve të Kuq.

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka arritur një rekord të ri me klubin prej që ka startuar si menaxher i skuadrës nga Premier League.

Norvegjezi, ka sjell një epokë të re në Old Trafford prej që e mori skuadrën nga Jose Mourinho në dhjetor, derisa nuk e ka humbur asnjë ndeshje. Madje ai i ka të gjitha fitore.

Pasi kishte shkëlqyer si lojtar me United, ai ka arritur që të këtë suksese të mëdha me klubin prej fitores së parë kundër Cardiffit 5-1.

Djejtë e kuq tani kanë fituar 5 nga ndeshjet e tjera pas kësaj ndeshje, një ecuri që përfshin edhe fitore në rrethin e tretë të FA Cup kundër Reading e cila gjë bën që Solskjaer të këtë startin më të mirë si trajner i United. /aleu.com/
Shtuar më 19/01/2019, ora 22:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori