Solskjaer e ka tashmë të qartë abjektivin në afatin kalimtar të verës
Manchester United dëshiron të nënshkruajë me qendër mbrojtësin Niklas Sule dhe tashmë kanë pyetur Bayernin për të, raportojnë mediat gjermane.

United është lidhur me shumë qendërmbrojtës në spekulimet e mediave.

Ole Gunnar Solskjaer dëshiron të bëjë ndryshime në repartin që ka lënë shumë për të dëshiruar këtë sezon.

Ylli i Napolit Kalidou Koulibaly dhe ai i Interit Milan Skriniar kanë qenë emra shumë të përfolur për një kalim të mundshëm në “Old Trafford”.

Por, tani duket se Soljskaer ka gjetur zgjidhjen për mbrojtjen. Ai beson që Niklas Sule ka të gjitha atributet që të jetë një sukses në Premierligë.

Sule, 23-vjeçar është i gjatë 1.95 centimetra, dhe është startues i rregullt në ekipin gjerman. Ai gjithashtu është shumë i mirë në lojën me këmbe, duke marrë parasysh gjatësinë e tij.

Ndoshta Sule mund të jetë zgjedhja perfekte për Olen dhe ‘’Djajtë e Kuq’’, por se a do e lejonte Bayern yllin e saj të largohej është një çështje krejt tjetër. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2019, ora 23:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori