Solskjaer i dorëzuar: Nuk jemi gati për titull as sezonin e ardhshëm
Skuadra e Manchester United është në garë të zjarrtë për ta siguruar kualifikimin në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e udhëhequr nga Solskjaer i ka humbur gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe është tri pikë larg vendit të katërt.

Por tekniku norvegjez nuk është i sigurt se sa garues mund të jenë "Djajtë e kuq" në sezonin e ardhshëm.

"Nuk kemi vazhdimësinë për ta bërë një gjë të tillë", u tha Solskjaer gazetarëve në konferencën për shtyp kur u pyet se a do të luftojë Manchester Unitedi me Liverpoolin e Manchester Cityn për titullin e Premierligës sezonin e ardhshëm.

"Gjatë 18 ndeshjeve të fundit, ne nuk kemi qenë shumë larg prej tyre, por ka të bëjë me arritjen e këtij qëllimi brenda një sezoni. E kemi bërë për gjysmë sezoni tani. Do ta shohim, kurrë mos thuaj kurrë.

"Nuk mund të presësh që gjërat të ndryshojmë brenda natës dhe ne e dimë këtë gjë. Kjo gjë do të ndodhë gradualisht dhe ne duhet të jemi realist si klub dhe të bëjmë gjithçka hap pas hapi.

"Kjo nuk do të thotë t’i largosh dhjetë lojtarë e t’i sjellësh dhjetë të rinj. Është proces i ngadaltë, por i sigurt. Duhet ta kemi cilësinë, personalitetin dhe standardin e duhur në mënyrë që të kthehemi aty ku duam të jemi", përfundoi ai.
Shtuar më 24/04/2019, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori