Solskjaer: Ishim të ngadaltë përballë Arsenal
Arsenal ka mposhtur Manchester United me rezultatin 2-0 duke i shkaktuar humbjen e parë Ole Gunnar Solskjaer në Premier League.

Pas ndeshjes, ai ka fajësuar 20 minutat e para të ekipit të tij, por edhe arbitrin.

"Në fillim ishim të ngadaltë, mbase nga efekti i ndeshjes të mërkurën, por krijuam mundësi dhe kur ata shënuan golin e parë ndeshja ndryshoi."

"Sot krijuam më shumë raste sesa në ndeshjen e FA Cup ku i mundëm. Ndonjëherë ndodh që topi nuk do të hyjë, ne goditëm shtyllën dy herë dhe kishim pesë mundësi të tjera."

"Arbitri do të zhgënjehet kur të shohë përsëritjet e penalltisë, pasi për mendimin tim nuk ishte."

"Goli i Xhakës? De Gea mërzitet sa herë që pëson gol. Trajektorja e topit ndryshoi në mënyrë të çuditshme, por në 20 minutat e para ishim shumë të ngadaltë." /albeu.com/

Shtuar më 10/03/2019, ora 20:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori