Basha përgatitet për "17 Majin" e dytë dhe futjen në zgjedhje
Solskjaer kalon testin, gati konfirmimi në stolin e United
"Djajtë e kuq" të Manchesterit duket se janë gati për të konfirmuar Ole Gunnar Solskjaer si trajnerin e tyre të përhershëm, pikërisht gjatë pauzës së kombëtareve. 46-vjeçari norvegjez po përjeton një periudhë përmbushëse në aspektin profesional pas sukseseve të arritura në drejtim të Mnceshter United ku fillimisht mori detyrën e trajnerit të përkohshëm, pas shkarkimit të Jose Mourinhos 19 dhjetorin e shkuar.

14 fitore, dy barazime dhe vetëm dy humbje, janë rezultatet e shënuara nga norvegjezi gjatë këtij harku të shkurtër kohor. Solskjaer gjithashtu mori sodisfaksionin e kualifikimi të “djajve të kuq” në çerekfinalet e Championsit. Plani fillestar i drejtuesve të klubit anglez ishte që të vendosnin se cili do të ishte trajneri definitiv në fundin e sezonit, por me atë që ka treguar Solskjaer në stolin e United, vendimi për të zyrtarizuar novergjezin si trajnerin me funksion të plotë, duket i paevitueshëm.

Për me tepër, kasta drejtuese ka vendosur të afrojë një zyrtarizim të tillë, duke mos pritur më fundin e sezonit, por pikërisht këtë pauzë të kombëtareve, duke bërë që ndeshja e radhës e Premier Leageus ta gjejë Solskjaer të konfirmuar në hierarkinë drejtuese të kësaj organike. Kontrata e Solskjaer me klubin e Moldes në Norgvegji ka përfunduar, kështu që ai mund të nënshkruajë lehtësisht me Manchester United deri në qershor. /albeu.com/
Shtuar më 12/03/2019, ora 19:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori