Solskjaer kërkon 3 lojtarët e parë te United
Solskjaer duket se me ato që ka arritur te Mançester Junajtid, që kur ka marrë drejtimin e skuadrës, është konfirmuar në stolin e skuadrës unanimisht jo vetëm nga tifozët, por dhe drejtuesit.

Sipas asaj që raportohet nga "Daily Mirror", trajneri norvegjez është duke kërkuar nga klubi vetëm tre blerje. Emrat që përfliten nuk janë aspak të panjohur, pasi kemi të bëjmë me lojtar të kalibrit të lartë.

Coutinho nga Barcelona, Sanço nga Dotmundi dhe Alderweireld nga Totanham, janë futbollistët që Solskajer kërkon si dhuratë nga drejtuesit. Shifra për blerjen e tyre është shumë e lartë, pasi vetëm Kutinjo kushton mbi 120 milionë euro.

Gjatë verës do të ketë dhe lojtarë, që do të shiten siç janë Sançez, Mata apo emra të tjerë , të cilët qarkullojnë në mediat britanike dhe do të sjellin jo pak të ardhura për arkat e "Djajve të Kuq". /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2019, ora 18:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori