Solskjaer mbush arkat e një klubi të vogël si Molde

Ole Gunar Solskjaer shpëtoi sezonin e Manchester United, duke e kualifikuar në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve dhe duke e mbajtur në garë deri në momentet e fundit për një vend mes katër më të mirave në kampionatin anglez.

Pas rezultateve të shkëlqyer, Manchester United nënshkroi përfundimisht me Solksjaer, duke paguar 7 milionë euro te skuadra e Moldes. Në kampionatet elitare të Europës, 7 milionë euro nuk bien në sy, por në Norvegji, gjërat janë ndryshe.

Sipas gazetarit të "SportInteligjence", Nik Harris, me 7 milionë euro, një skuadër norvegjeze paguan rrogën e një lojtari për 106 vite. Po ashtu, 7 milionë euro është dyfishi i shumës që Molde ka përfituar nga shitja e lojtarit më të shtrenjtë (3.5 mln euro). Shuma që Junajtid ka paguar për Solskjaer është sa 2/3 e buxhetit të plotë sezonal të Moldes. Me këto para të arkëtuara, pritet që Molde të bëjë gjëra të mëdha në kampionatin norvegjez dhe jo vetëm. /albeu.com/


Shtuar më 28/03/2019, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori