Trajneri i ManchesterUnited Ole Gunnar
Solskjaer nuk ishte aq optimist dhe i kënaqur nga mbrojtësi Smalling ("E zeruam Barcelonën") pas ndeshjes kundër Barcelonës, humbur 1-0 në Old Trafford.
"Luajtëm ndaj një skuadre shumë të mirë. E dimë që duhej të mbronim shumë mirë pa top dhe kjo bën që të lodhesh shumë, duke mos qenë i qetë kur ke rastet e tua.
"Ka gjëra pozitive dhe negative. Mendoj se e nisëm keq, paksa nervozë. Nuk ushtruam presion pas golit dhe më pas na u desh pak kohë sa të gjenim ritmin e duhur. Në mesfushë lojtarët ishin të shkëlqyer, kishte momente që dukeshim si një skuadër e vërtetë, si Junajtid, dhe tifozët na mbështetën.
"Bëmë sa mundëm kundër Mesit, ia dolëm mbanë. Ndeshja ishte e ekuilibruar, mund të fitonim edhe ne. Megjithatë, ne nuk e goditëm
portën kundërshtare dhe kjo më zhgënjen, pasi është thelbësore të kërkosh golin. Shkojmë në Barcelonë për të shënuar, përndryshe është e kotë", deklaroi
Solskjaer për BT Sport. /albeu.com/
Shtuar më 10/04/2019,
ora 23:52