Solskjaer ngre zërin: Ktu ligjin e bëj unë
Trajneri norvegjez Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar sot se çdo blerjeManchester United do të bëjë gjatë merkatos së verës do të zyrtarizohet vetëm pasi ai të japë konfirmimin. "Unë do të them fjalën e fundit për çdo propozim që do të vijë në tavolinën time. Dëgjoj dhe lexoj shumë emra lojtarësh që vijnë dhe ikin, por shumica e fjalëve që shkruhen janë thashetheme", tha Solskjaer.

"Unë kam takuar drejtuesit e klubit dhe kemi diskutuar për merkaton, duke marrë aprovimin prej tyre për çdo blerje që do të bëjmë. Jam i kënaqur me mënyrën se si jemi duke punuar në këtë drejtim. Të gjithë kemi një synim, të ndërtojmë një Manchester të fortë për sezonin e ri", u shpreh trajneri Ole Gunnar Solskjaer, që drejton "djajtë" prej vetëm 5 muajsh (zuri vendin e Mourinho).

Mësohet se Solskjaer dhe asistenti i tij Mike Phelan i kanë dorëzuar klubit një listë të lojtarëve që synojnë të afrojnë në "Old Trafford". Në këtë listë mësohet se janë emrat e Jadon Sancho, Declan Rice, Idrissa Gueye, Aaron Wan-Bissaka, Kalidou Koulibaly dhe Raphael Varane. Ndërkohë që ende nuk dihet se cilët do të jenë lojtarët që do të largohen nga skuadra në fund të sezonit. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2019, ora 20:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori