Solskjaer nuk e bajnë nervat, i kërkon llogari Martialit
Manchester United po kalon një krizë të thellë rezultatesh teksa situata te Djajtë e Kuq nuk është aspak e qetë.

Së fundmi, ka qenë Solskjaer ai i cili ka pasur përplasje verbale me futbollistët

Trajneri norvegjez ka folur me tone të ashpra në dhomat e zhveshjes dhe më i kritikuari ka qenë Anthony Martial, i cili në ndeshjen ndaj Chelseat ka bërë një nga paraqitjet më të dobëta.

Sikur të mos mjaftonte vetëm paraqitja, është parë që edhe në stërvitje Martial nuk vepronte mirë duke neglizhuar jo pak, gjë e cila solli edhe kontestime nga tifozët.

Solskjaer i ka kërkuar llogari Martialit në lidhje me sjelljen e tij në fushë dhe jashtë saj dhe këtë e ka bërë në sy të të gjithë futbollistëve të tjerë.

"Daily Mail" raporton se dëshira e Martial është që të largohet dhe vetë Mourinho kishte kërkuar që ta largonte nga skuadra pasi shihte neglizhencë tek ai.

Ndërkohë pritet që ditët në vijim, të ketë edhe masa ndëshkimore për francezin.



Shtuar më 30/04/2019, ora 11:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori