Solskjaer: Nuk ka shanse që ndonjëri të fajësoi De Gean
Ole Gunnar Solskjaer ka folur për mikrofonat e Sky Sport pas barazimit të Manchester United ndaj Chelsea-t dhe çështja kryesore ka qenë portieri David De Gea, i cili ka bërë një tjetër gabim.

"David ka bërë gjëra të pabesueshme për këtë klub. Ne e mbështesim njëri-tjetrin, nuk ka shanse që ndonjëri ta fajësojë për humbjen e pikëve. Ai e di se mund ta kishte pritur atë goditje, por kështu e ka futbolli.

Sot e nisëm mirë, por pas golit të tyre nuk e gjetëm më ritmin tonë. Tempi i lojës duhet të jetë më i lartë, me një intensitet më të lartë, por nuk ia arritëm.

Ishte një ndeshje e bukur futbolli, të dyja skuadrat mund ta kishin fituar, por barazimi është rezultati i drejtë. Ata janë më të kënaqur se ne me barazimin.

Nuk duhet të dorëzohemi, asnjëherë nuk i dihet pasi të gjithë po humbin pikë." /albeu.com/

Shtuar më 28/04/2019, ora 22:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori