Solskjaer: Përballë Cityt do të shihni një United tjetër
Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, u ka bërë thirrje futbollistëve të tij të reagojnë para derbit të Mançesterit të mërkurën, duke thënë se bota është duke i shikuar ata.

Unitedi përballet me Manchester Cityn të mërkurën, në përpjekje për ta rikthyer krenarinë pas humbjes turpëruese 4:0 kundër Evertonit, si dhe t’ua shuajë shpresat rivalëve të qytetit për titull në Premierligë

Në një intervistë me Sky Sports, Solskjaer paralajmëroi se do të ketë pasoja pas disfatës në Goodison Park, e cila ishte e gjashta për Unitedin në nëntë ndeshjet e fundit.

Por, trajneri norvegjez beson se një skuadër e lënduar e ka mundësinë e përkryer për të reaguar ndaj skuadrës së Pep Guardiolës, dhe dëshiron t’i shohë djelmoshat e tij duke bërë një paraqitje të denjë.

"Natyrisht se do të ketë pasoja. Nuk do ta shohim ekipin e njëjtë edhe kundër Manchester City", tha Solskjaer.

"Me rëndësi është të reagojmë, të përgjigjemi. Për mua është ndeshja më e mirë që mund ta kemi. Nuk kemi ku të fshihemi. Bota po na shikon. I gjithë Mançesteri po na shikon. Liverpooli po na shikon", shtoi ai.
Shtuar më 23/04/2019, ora 20:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori