Trajneri i
Manchester Unitedit, Ole Gunnar
Solskjaer, ka thënë se nuk e sheh
Paul Pogban duke u larguar nga klubi para sezonit të ardhshëm.
Mesfushori francez, i cili iu ribashkua Unitedin në gusht të vitit 2016, mund të kalojë në Real Madridit, sipas mediave të ndryshme botërore.
Duke folur para ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve
kundër Barcelonës,
Solskjaer tha: "
Paul Pogba po mendon për ndeshjen e nesërme".
"Në momentin e tij më të mirë,
Paul mund ta udhëheqë një ndeshje si kjo. Nuk e shoh atë duke mos luajtur për
Manchester Unitedin sezonin tjetër", shtoi ai.
Pogba mungoi në rikthimin e shquar të
Manchester Unitedit në 1/8 e finales
kundër Paris Saint-Germainit, pasi ishte përjashtuar me të kuq në ndeshjen e parë.
Por, ai do të jetë i gatshëm të paraqitet nesër
kundër Barcelonës në "Old Trafford". /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2019,
ora 18:32