Solskjaer pranë konfirmimit te Manchester United
Ole Gunnar Solskjaer me shumë mundësi do të konfirmohet tek stoli i Manchester United.

Norvegjezi ka bër mjaft mirë tek Djajtë e Kuq teksa deri më tani ka vetëm një humbje në Ligën e Kampioneve atë ndaj PSG-së.

Ai e mori skuadrën në 18 dhjetor menëherë pasi klubi shkarkoi Jose Mourinhon, teksa deri më tani në 12 ndeshje ka barazur 2 dhe ka fituar 10.

Tekniku po e udhëheq skuadrën drejt Ligës së Kampioneve për sezonin e ardhshëm dhe kjo është një arsye që drejtuesit e Manchester United janë gati ta konfirmojnë dhe për sezonin e ardhshëm. /albeu.com/


Shtuar më 01/03/2019, ora 11:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori