Solskjaer: Sot luftuam por luajtëm përballë skudrës më të mirë
lii
Ole Gunnar Solskjaer ka parë reagimin e duhur nga skuadra e tij, por thekson se diferenca e kualitetit mes dy skuadrave ishte e dukshme pas humbjes 2-0 të Man United ndaj Man City-t në derbi.

"Reaguam pas humbjes ndaj Everton dhe në fund u mposhtëm nga një skuadër më e mirë se ne. Sot vrapuam, por nuk mjaftoi.

Ka një diferencë në kualitet. Kjo është arsyeja pse ata janë në krye dhe ne jemi aty ku jemi. Ata kanë vendosur këtë standard dhe ne nuk mund të jemi të kënaqur me këtë gjë. Është detyra jonë t’i afrohemi sa më shumë.

Sot kemi vrapuar, u duk që kishim një qëllim dhe ishim të fokusuar. De Gea bëri disa pritje të mrekullueshme sot.

Në kohë të tilla, duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të vazhdojmë të punojmë. Të shtunën duhet të luftojmë si sot." /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2019, ora 23:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori