Solskjaer thumbon Liverpoolin pas përfundimit të ndeshjes
Manchester United dhe Liverpool barazuan sot, në ndeshjen që kanë lujatur kundër njëra-tjetrës e vlefshme për kampionatin anglez.

Me vlerë kanë qenë dhe fjalët që kanë thënë trajnerët pas kësaj sfide. Solskjaer ka folur përpara mediave duke thënë: “Më keq se sa ka shkuar pjesa e parë, nuk besoj se mund të kishte. Patëm katër dëmtime”.

“Na u desh të mbanim në lojë Rashfordin, i cili ishte i dëmtuar dhe ai. Nuk mbaj mend që Liverpuli të këtë pasur ndonjë rast. Patën zotërimin e topit, por nuk më kujtohet nëse De Gea ka bërë ndonjë pritje”, deklaroi Solskjaer. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2019, ora 19:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori