Manchester United ka është mposhtur 4-0 nga Everton, një disfatë e rëndë duke parë edhe mënyrën skandaloze sesi luajti
skuadra e Ole Gunnar Solskjaer.
Trajneri kërkon reagimin nga
skuadra, duke u rikujtuar lojtarëve se janë duke luajtur për Man United.
"Jemi shumë larg asaj që duam të jemi. Kur humb në kampionat në këtë mënyrë, të gjithë e kuptojnë se kanë shumë punë për të bërë.
Ky
klub ka qenë poshtë edhe më parë, prandaj duhet të mundohemi të ngrihemi përsëri. Mbase nuk do të ndodhë brenda natës, por do të ndodhë.
Golat e pësuar ishin shumë të thjeshtë, ishim shumë keq me topin në zotërim. Nuk mund ta fshehim, duhet të themi me bindje se do të përmirësohemi.
Duhet t’i fitojmë
katër ndeshje e mbetura dhe mbase do të kemi mundësi të përfundojmë mes
katër më të mirëve. Nuk mjaftojnë fjalët, duhet të veprojmë."
Nëse do të luash për këtë
klub, atëherë duhet ta vërtetosh. Dua që
skuadra ime të jetë ajo që punon më shumë në kampionat. Unë do të jem i suksesshëm këtu dhe disa lojtarë nuk do të jenë pjesë e atij suksesi. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2019,
ora 17:55