Solskjaer zgjedh kapitenin e ri, tifozët nuk përmbahen në rrjetet sociale
Largimi i Antonio Valencias nga Manchester United ka lënë të hapur çështjen e shiritit të kapitenit te Manchester United. Zgjedhja logjike do të ishte Poul Pogba, por fakti që francezi i ka sytë nga Real Madrid është një disavantazh i madh.

Sipas "Manchester Evening News", zgjedhja e Solskjaer është anglezi Ashley Young. Sulmuesi i konvertuar në një mbrojtës gjatë viteve të fundit është lojtari më i vjetër në ekip me plot tetë sezone si pjesë e "djajve të kuq".

Megjithatë, tifozët e Manchester United nuk e kanë pritur mirë këtë vendim. Të mësuar ndër vite me kapitenë si Roi Kin, Gery Neville, Nemanja Vidiç dhe Wayne Rooney, zgjedhja e Young ka shkaktuar një stuhi të vërtetë në rrjetet sociale, ku kërkohet që shiriti të mbahet nga një lojtari i një kualiteti më të lartë si David De Gea ose Poul Pogba. /albeu.com/

Shtuar më 21/05/2019, ora 23:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori