Sondazhi / futbollistët pro zëvendësimit të katërt
Rikthehet debati për ndryshime në futboll, por që nuk kanë lidhje me përdorimin apo jo të teknologjisë. FIFPro, Unioni Ndërkombëtar i Lojtarëve, ka kryer një sondazh dhe rezultati është vërtet impresionues.

84% e lojtarëve të pyetur në çdo kontinent janë pro idesë që në futboll të lejohet zëvendësimi i katërt, propozim që deri më sot është refuzuar dy herë nga Bordi Ndërkombëtar i Futbollit.

Nga 205 lojtarët që kanë votuar në favor të këtij ndryshimi, 119 e tyre mendojnë se zëvendësimi ekstra duhet lejuar kur takimi shkon në shtesë, ndërsa 86 të tjerë janë dakord që lojtari i katërt të ndërrohet përgjatë 90 minutave të ndeshjes, pra brenda kohës së rregullt.

Gjithsesi, deri tani bëhet fjalë thjesht për një propozim, pasi vendimi u takon strukturave të tjera drejtuese.

Duke prezantuar rezultatet e sondazhit, sekretari i përgjithshëm i FIFPro, Theo van Seggelen tha se futbollistët kanë të drejtë të shprehin opinionin e tyre në vendimmarrje, edhe pse bëhet fjalë për një ndryshim që ridimensionon rregullat tradicionale të futbollit. /albeu.com/
Shtuar më 29/04/2015, ora 14:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori