Me shumë mundësi do të jetë Joan
Laporta presidenti i ri i Barcelonës. Sipas një sondazhi të zhvilluar nga një radio katalanase,
Laporta do të grumbullojë më shumë se 50% të
votave në
zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Barcës që do të zhvillohen në verë.
Në fakt në
sondazhin e zhvilluar është marrë në konsideratë opinioni i tifozëve të thjeshtë ndërsa në
zgjedhjet e ardhshme do të votojnë vetëm aksionerët e klubit, megjithatë një indicie për fitoren finale të Laportas ky sondazh e jep.
Së fundmi në media është folur se
Laporta nëse bëhet sërish president i Barcelonës do të afrojë në klub dy persona me infuluencë të madhe si Pep Guardiola dhe Johan Cruyff, por edhe nëse nuk e realizon dicka të tillë sipas fansave do të jetë pikërisht 52-vjeçari spanjoll ai që do të triumfojë në
zgjedhjet e ardhshme.
Në këtë sondazh Joan
Laporta ka grumbulluar 51% të
votave gati dyfshin e atyre që ka arritur të marrë
presidenti aktual Josep Maria Bartomeu. Vetëm 27% e të anketuarve mendojnë se Bartomeu do të ruajë postin e tij. Akoma edhe më të paktë janë ata që mendojnë se
zgjedhjet e ardhshme nuk do t'i fitojë asnjë mes Laportës dhe Bartomeut.
Në
sondazhin e radios katalanase kandidati tjetër për president Benedito ka grumbulluar 13% të
votave ndërkohë pas tij me nga 3% secili vinë Vilarubbi dhe Font.
Mbyllin
sondazhin me 2 dhe 1% të
votave Toni Freixa dhe Jordi Farre. /albeu.com/
Shtuar më 11/03/2015,
ora 11:01