Sonic Boom! Kinezi shënon nga 30 metra (VIDEO)
Pëlqej
Në ndeshjen e divizionit të parë kinez mes tra Changchun Yatai e Dalian Aerbin, mesfushori i skuadrës mike gjen golin e barazimit në minutën e fundit falë një goditjeje nga jashtë zone.

Sun Bo ka të gjithë hapësirën e nevojshme për të rregulluar këmbën e tij dhe për të lëshuar një silurë nga 30 metra dhe duke mposhtur portierin kundërshtar.

23-vjeçari ishte fërshëllyer gjatë gjithë ndeshjes nga tifozët por me këtë gol iu ka dhënë përgjigjen më të bukur. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori