Sonte do të zhvillohen ndeshjet e kthimit ne Kupen e UEFA-së
Albeu.com
Përballja më interesante do të zhvillohet në Mançester, ku Klodian Durro me Omonian do të përballet me Mançester Sitin.Në përballjen e parë në Qipro, anglezët shënuan fitore me rezultat 2:1. Mirëpo trajneri i Mançesterit, Mark Hjuz, kërkon seriozitet dhe fitore në përballjen kthyese.
"Tani mendoj se çelësi i fitores është se ne duhet të sulmojmë kundërshtarin nga fillimi i ndeshjes. Është mjaft e rëndësishme që të startojmë në këtë mënyrë, pasi para vetës kemi kundërshtarin e fortë. Mysafirët e dëshmuan vetën në përballjen e parë", tha Mark Hughes, trajner i Manchester City.
Përballja emocionuese pritet të jetë mes Cyrihut dhe Milanit. Ndeshja e parë në Milano përfundoi me fitoren e "kuqezinjëve" me rezultat 3-1.
Në përballjet e tjera, Borusia Dortmund në terren mysafirë do të kërkojë anulimin e disavantazhin prej dy golave ndaj Udinezes. Dinamo nga Zagrebi do të përballet me Spartën e Pragës, ndërsa Besart Berisha me skuadrën e tij Rozenborg do të kërkojë fitoren ndaj Brondbit.
Shtuar më 03/10/2008, ora 19:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori