Sonte "El Clasico", Messi apo Ronaldo? (VIDEO)
Pëlqej
Messi apo Ronaldo
Bota ka bërë sytë katër në pritje të derbit më të madh planetar, atij ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit, të njohur ndryshe edhe si "El Clasico". Por, mbi 400 milionë njerëz që pritet të përcjellin derbin e së shtunës mbrëma (21:00) në "Camp Nou", janë po ashtu në pritje të asaj, se çfarë mund të sjell të re në këtë ballafaqim gjigantësh njeriu që njihet si "Special One" (I veçanti), pra trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho. Për të ky do të jetë derbi i parë si trajner i Real Madridit.

Spektakli i 161-të me radhë në Primera Division do të hapë sërish debatin se cili është lojtari më i mirë në botë: Lionel Messi i Barcelonës apo Cristiano Ronaldo i Real Madridit. Kjo dyshe është duke kryesuar në listën e shënuesve më të mirë, ndërsa edhe të dy skuadrat janë në formën më të lartë dhe po kryesojnë në Primera Division. Reali prin me 32 pikë, ndërsa Barça është e dyta me 31.

Përballja e sotme do të jetë e 209-ta mes këtyre dy skuadrave në të gjitha garat. Në 161 ndeshjet kampionale Reali ka bilanc më të mirë: 68 fitore, karshi 62 sa ka Barcelona. Tridhjetë përballje janë mbyllur pa fitues.

Ne kemi zgjedhur një video kollazh me pamje nga golat e Messit dhe Ronaldos. A thua kush do të fitojë?!

videos.sapo.pt/play?file=http://rd3.videos.sapo.pt/G3EG52BgbSYKgu7lgPC8/mov/1" type="application/x-shockwave-flash" allowFullScreen="true" width="480" height="400">
Shtuar më 29/11/2010, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori