Sonte finalja e Ligës së Kampionëve, fituesi do të fitojë 100 milionë euro
Pëlqej
Albeu.com
Fituesi në finalen e Ligës së Kampionëve në futboll, që sonte në stadiumin olimpik në Athinë do të garojnë Miliani dhe Liverpuli, do të inkasojë rreth 100 milionë euro.Këto para fituesi do t'i mbledhë nga sponsorimet, kontratat me televizionet, çmimit më të lartë të futbollistëve dhe shitjes së biletave, tregojnë analizat.Hulumtimi, i porositur nga "Masterkard", një nga sponsorët e Ligës së Kampionëve, tregon se qyteti prej të cilit do të jetë kampioni i ri evropian do të fitojë ingjeksion serioz financiar.Si shembull theksohen 70 milionë eurot që Liverpuli i fitoi në vitin 2005, si dhe 12 milionë eurot e Portos pas suksesit të ekipit në vitin 2004.
Shtuar më 23/05/2007, ora 09:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori