Sonte finalja e UEFA-s
Albeu.com
Shahtjori dhe Verder Bremeni sonte në Stamboll, do të përballen në finalen e Kupës UEFA, që do të jetë e fundit e këtij formati duke pasur parasysh se nga viti i ardhshëm kjo veprimtari do të pësoj ndryshime në gara dhe do të quhet Liga Evropiane.Për të dyja skuadrat kjo është finalja e parë në historinë e tyre. Shahtjori në gjysmëfinale mundi Dinamon e Kievit, përderisa Verder Bremeni ishte më i suksesshëm se Hamburgu. Mbrojtësi i Shahtjorit dhe njëri ndër golashënuesit në ndeshjen kundër Dinamo Kievit, Hubshman nuk do të jetë pjesë e finales për shkak kartonave, mirëpo lajm i mirë për trajneri Luçesku është rikthimi i Aleksandar Kuçerit.
Në anën tjetër Verderi ka një sërë problemesh me futbollist të lënduar dhe të dënuar. Për shkak të kartonëve, Verderi në finale nuk mund të llogarisë në shërbimet e Diego dhe Almeida, për shkak lëndimit mungon Per Metecaker, ndërsa Naldo është në pikëpyetje. Finalja e madhe do të drejtohet nga treshja e arbitrave spanjoll në krye me Luis Medina Kantaleho.
Shtuar më 20/05/2009, ora 04:37
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori