Sonte luhet superfida Flamurtari-Skenderbeu
Pëlqej
Supersfida mes Flamurtarit dhe Skënderbeut, që do të luhet mbrëmjen e së hënës, do të mbyllë kuadrin e javës së katërt të Kategorisë Superiore.

Trajneri Ilir Daja, që do të luajë kundër ish-skuadrës së tij, deklaroi se Skëndërbeu vjen si favorit, por Flamurtari ka avantazhin se do të luajë përballë publikut të tij shkruan "Top Channel".

Skënderbeu është favorit, pasi është kampioni. Ka ekip të konsoliduar. Do ta vlerësojmë maksimalisht ndeshjen, por më shumë do të respektojmë veten tonë, pasi kemi plusin e mbështetjes së publikut tonë. Dëshira për të fituar do të jetë maksimale, por nuk do të humbim logjikën e lojës”, u shpreh Daja.

Ndërsa për trajnerin Orges Shehi, i cili e vlerësoi në maksimum sfidën me vlonjatet, kjo përballje është e veçantë pasi do të jetë kundër Dajës, i cili deri përpara pak muajsh e stërviste në radhët e kampionëve të Shqipërisë.

“Është përballje mes rivalësh, për vetë faktin që kemi të njëjtat pikë. Mendoj që është e fortë, mund ta quaj miniderbi. Është e veçantë pasi vjen shumë shpejt dhe për faktin se Daja ishte trajneri ynë përpara pak muajsh”, u shpreh Shehi.

Flamurtari dhe Skënderbeu pas 3 javëve janë në kuotën e 7 pikëve, po aq sa edhe Kukësi që fitoi ndaj Teutës. Një fitore në këtë përballje i jep mundësinë secilës prej skuadrave që të jenë të vetme në krye të klasifikimit./albeu.com/
Shtuar më 17/09/2018, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori