Sonte priten dy biletat e fundit për në çerekfinalet e Championsit, ja shanset
Sonte në mbrëmje do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të fazës së 1/8-ve për të zbuluar dhe dy skuadrat që do t'i bashkohen 6 të tjerave që presin shortin të premten.

Dueli më interesant do të luhet në Francë mes Monaco dhe Mnachester City-it. Favorit shihet edhe Manchester City i Pep Guardiolas.

Anglezët mposhtën Monacon 5-3 në ndeshjen e parë, rezultat ky që u jep qetësi në përballjen e dytë me francezët. Monaco sipas UEFA-s ka 40 për qind mundësi për t'u kualifikuar, ndërkohë që "qytetarët" 60 për qind.

Në sfidën tjetër Atletico Madrid-Leverkusen, ekipi i Simeones ka 96.6 për qind shanse për kualifikim, ndërkohë që skuadra gjermane ka 3.4 për qind./albeu.com/

Shtuar më 15/03/2017, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori