Sonte ringu flet shqip, Gjetan Keta sfidon turkun Uzun
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Sonte në mbrëmje ringu do të flasë shqip. Ndryshimi i planeve për sfidën e 19 Shkurtit mes Gjetan Ketës dhe turkut Turgay Uzun i ka komplikuar disi gjërat për boksierin shqiptar që nuk di shumë për kundërshtarin e tij.

Fillimisht ishte planifikuar sfida me rivalin Goklap Ozekler, por tërheqja e këtij të fundit për shkak dëmtimi ka detyruar federatën turke t’i ofrojë boksierit nga Bulqiza një tjetër kundërshtar për sfidën e titullit interkontinental të federatës WBC.

Aktualisht, kampioni euro/aziatik stërvitet në Tiranë sipas një programi të rreptë pasi në rast suksesi, rruga për një duel në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të hapej përfundimisht.

Rivali i boksierit shqiptar, 41 vjeçari Uzun e ka nisur karrierën si profesionist në vitin 1999. Ai numëron 67 takime nga të cilat 40 fitore. I gjatë 176cm ai jeton dhe stërvitet në Gjermani prej shumë vitesh ashtu si edhe Gjetan Keta.

Sot përpara sfidës mes Gjetan Ketës dhe Turgay Uzun do të zhvillohen edhe dy takime të tjera shumë të rëndësishme për publikun shqiptar.

Ferit Keta i cili do të zhvillojë ndeshjen e tij të parë zyrtare në boksin profesionist do të ketë përballë serbin Haris Calakovic, ndërsa Kristian Prenga do të kërkojë kurorën europiane të federatës IKBF në Kikbox pasi do të sfidojë kundërshtarin grek Vasilis Karagianidis. Ndeshja pritet të startojë në orën 17:00.
Shtuar më 19/02/2016, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori