Sonte Shqiperia luan kunder Gjeorgjise pa pranine e tifozeve
Pëlqej
Albeu.com
Sonte ne mbremje Kombetarja Shqiptare do te ndeshet me Gjeorgjine ne stadiumin "Qemal Stafa", por pa tifoze, sipas denimit te vendosur nga FIFA. Sonte kunder Gjeorgjise do te duhen 3 pike per te ardhmen e vete kombetares sone. Nese kjo ndeshje fitohet nga kombetarja jone, do sillte perfitime edhe per shortin e ardhshem Europian. Trajneri i Kuq e Zinjve Hans Peter Brigel pret shume nga kjo ndeshje. Vec mungeses se tifozeve sot ne mbremje Brigel do te beje edhe pa dy lojtare kyc te mesfushes si Cana dhe Lala te cilet jane skualifikuar. Nderkohe ekipi shqiptar i futbollit Shpresa humbi pasditen e djeshme me rezultatin 0-1 me Shpresen e Gjeorgjise, per eleminatoret e Evropianit 2006. Pjesa e pare e ndeshjes se luajtur ne stadiumin "Ruzhdi Bizhuta" te qytetit te Elbasanit perfundoi ne barazim, ndersa goli i fitores per gjeorgjianet u shenua ne minuten e 68-te nga Gosirde. Ne perfundim te ndeshjes, trajneri i ekipit shqiptar, Hasan Lika, tha se "ndryshe nga sa pritej, patem nje loje me probleme, por gjithsesi, barazimi do te ishte rezultati me i pershtatshem". Ndersa trajneri gjeorgjian, u shpreh se "rezultati ishte produkt i nje loje me te mire nga ekipi yne". Ndeshja u zhvillua ne pranine e nje numri te vogel tifozesh. news 24
Shtuar më 05/06/2005, ora 00:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori