Sonte vazhdon gara ne Ligen e Kampioneve
Pëlqej
Albeu.com
Me ndeshjet e javës së pestë të garave në grupet prej E deri në H, sonte vazhdojnë garat në Ligën e Kampionëve Evropian.Si kryendeshje e natës veçohet përballja mes Viljareali dhe Mançester Junajtedit të cilët janë në një formë të dobët, por megjithatë një rezultat i barabartë të dyja skuadrave iu garanton se edhe në pranverë do të luajnë në Evropë.
Bajerni i Munihut me fitoren eventuale ndaj Steauas do të zgjidhë të gjitha dilemat reth vazhdimit të garave, ndërsa Olimpik Lion, në Firencë kundër Fiorentinës, do vrapojë pas një pike.
Në grupin G që të katër skuadrat kanë gjasa identike për të mbetur në Ligën e Kampionëve. Fenerbahçes përballë Portos i nevojitet vetëm fitore, ndërsa Arsenali me fitore ndaj Dinamos nga Kievi do të siguronte pozitën e parë në grup.
Zeniti me imperativin e fitores e prêt përballjen me Juventusin, përderisa Realit të Madridit i konvenon edhe një barazim në ndeshjen me Bate Borisovin e Bjellorusisë.

Grupi E:
Viljareal - Mançester U
Alborg - Seltik

Grupi F:
Bajern M - Steaua
Fiorentina - Olimpik Lion

Grupi G:
Arsenal - Dinamo Kiev
Fenerbahçe - Porto

Grupi H:
Zenit - Juventus
Bate Borisov - Real Madrid
Shtuar më 25/11/2008, ora 20:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori